Hyseni: Me polici fashiste nuk komunikohet

Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se “Kur i quan polici fashiste, me fashista nuk diskutohet…Historia na tregon se me fashista nuk flitet”

Zgjim Hyseni nga PSD

Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se të gjitha ngjarjet nga veriu i vendit, “konkretisht rreth ndërhyrjeve që Qeveria Kurti i ka bërë”, i kanë konkretizuar me një parullë.

“Tash e dy vjet i kemi konkretizu me një parullë, ajo parullë e ka emrin “Tension për Asociacion”, ky është një episod tjetër i cili ka pasë shumë të ngjashme veçse ke pak më i shkurtë”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se kanë menduar që kjo është apologji për procesin e dialogut, i cili sipas tij tashmë ka marrë epilog të keq.

“Unë mendoj që është më e rëndësishme me qenë më ekonomik në përdorim të shprehjeve. Kur thua ata janë milici fashiste të Vuçiqit dhe pastaj sipas kërkesave të tyre me vepru…Ne i dërguam kryetarët e komunave që Kurti thoshte legalë në institucione me punu, patë protesta prej milicive fashiste edhe tash po mbajmë zgjedhje të parakohshme. Kjo i bie që ke komunikim me milicitë fashiste”, ka shtuar Hyseni në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Kur i quan polici fashiste, me fashista nuk diskutohet…Historia na tregon se me fashista nuk flitet”, ka shtuar tutje Hyseni.

Kryeministri i Kosovës, në një intervistë për CNN, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Por, ai ka theksuar se nuk “nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashiste”.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici fashiste, e cila dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, po ashtu, sipas tij, ndikim në veri ka edhe Aleksandër Vulin e Milan Radojçiq.

Ai në Debat Plus ka thënë se në veri grupet kriminale nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve, por edhe ndaj serbëve që mendojnë ndryshe nga ta.

“S’kemi problem me popullsinë lokale, rreziku është nga ta. Këta kanë problem edhe me serbë që mendojnë ndryshe. Ia digjnin veturat serbëve që i ndërronin targat”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika