Hyseni: Tërheqja nga Trusti nuk është zgjidhje për krizën ekonomike

Sipas anëtarit të Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, Trusti nuk është zgjidhje për krizën ekonomike në Kosovë, pasi Trusti nuk shërben për politik sociale

Zgjim Hyseni, anëtar nga PSD-ja, i ftuar në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit

Anëtari nga Partia Social Demokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka deklaruar se tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti nuk është zgjidhje për krizën ekonomike që ndodhet Kosova.

Hyseni në intervistë për RTV Dukagjinin, në emisionin FIVE, po ashtu ka thënë se Trusti nuk është instrument i politikave sociale.

Pasi sipas tij, fakti që Qeveria e Kosovës nuk po bënë asgjë në lidhje me krizën ekonomik në vend, Trusti nuk duhet të mbështetet.

“Në këtë drejtim ka nevojë për ndërhyrje, por nuk mendoj që trusti është zgjidhje për krizën ekonomike. Trusti nuk është instrument i politikave sociale, mirëpo fakti që qeveria nuk po bënë asgjë, nuk domethënë që duhet me mbështet trustin”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, ai ka thënë se Kosova është në një gjendje të rëndë, pasi rënia e fuqisë blerëse është më e madhe se 14 për qind.

“Kosova është në një gjendje të rëndë, rënia e fuqisë blerëse është më e madhe se 14 për qind, kjo tregon për inflacionin që është për një gamë shumë më të madhe të çmimesh ku futen edhe rrobat”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij nëse Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), do të bënte matjen vetëm të shportës blerëse, do të ishte 40 për qind rënia e fuqisë blerëse.

“Nëse ASK-ja e bënë llogaritjen vetëm të shportës, është diku 40 për qind rënia e fuqisë blerëse, pra nëse e llogaritë sa është rritur çmimi i vezës vaji buka mielli”, ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se zgjidhje sipas tyre, është fillimisht të hiqet akciza, për një polpullatë të caktuar, sipas tij varësisht sa janë të prekur nga kriza ekonomike.

“Ne kemi thënë të hiqet akciza së pari, jo për krejt njëjtë por ndërhyrje e përcaktuar, për shtresa të ndryshme të popullsisë varësisht prej rëndësisë që kanë ata në ekonomi dhe sa janë të prekur prej krizës”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur si shembull, bujqit, të cilët sipas tij duhet të iu hiqet akciza dhe TVSH-ja, ndërsa ka shtuar se duhet të hiqen për transportin, pra linjat e autobusëve.

Ndërkaq, sipas Hysenit akciza dhe TVSH-ja duhet te hiqet për prodhuesit vendor, sepse sipas tij nëse ua zvogëlon koston ndikon në mos rritjen e çmimeve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika