Hyseni: VV ka ndryshuar, mund të zbatohet marrëveshja për Asociacionin

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, ka deklaruar se nga ndryshimi i Lëvizjes Vetëvendosje mund të ketë zbatim marrëveshja e Asociacionit, dhe se kjo sipas tij nuk është për të u çuditur

Zgjim Hyseni, nëkryetari i PSD-së në intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini

Nëkryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Zgjim Hyseni, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar dhe se nuk duhet të çuditemi për ndryshimin që do të bëjë në vazhdim, pasi sipas tij do të ketë një zbatim për marrëveshjen e Asociacionit.

“Secili qytetarë duhet të ndalet së çudituri, Lëvizja Vetëvendosje ndryshon, sepse ka ndryshuar aq shumë, dhe tani mund të ketë një zbatim të marrëveshjes për Asociacionin, nuk duhet me u çudit sepse ka pas premtim për reciprocitet për rishqyrtim të marrëveshjeve, përfshirë këtë të energjisë dhe krejt këto kanë ndodh, e më nuk duhet me u çudit “, ka deklaruar Hyseni, për RTV Dukagjinin.

Hyseni gjatë intervistës në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit, ka thënë se marrëveshja e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka parim etninë dhe territorin, dhe se ata si parti kanë qëllim të ndryshojnë këtë për qytetarët.

“Marrëveshja e ka parim udhëheqës etninë dhe territorin kemi trajtim të ndryshojmë për qytetarët nga përkatësia etnike dhe ku jetojnë ata”, ka thënë Hyseni.

Po ashtu, ai tha se këtë e kemi kuptuar të premten, pasi sipas tij nga kjo marrëveshje, bëhet fjalë për një licensë që e lëshon ZRrE-ja, ku nga kjo ai tha se qytetarët e Kosovës trajtohen ndryshe.

“Sot e kemi kuptuar nga ZRrE- ja që po bëhet fjalë për një licencë që e lëshon vetë ajo, ku nga kjo qytetarët e Kosovës trajtohen ndryshe nga përkatësia etnike dhe territori ku jetojnë”, ka deklaruar Hyseni.

Tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje

Hyseni, ka thënë se partia e tij nuk e mbështet iniciativën për tërheqjen e kursimeve nga Trusti pensional.

Megjithatë, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të dalë me alternativa të tjera t’i ndihmojë qytetarët që janë prekur më së shumti nga kriza ekonomike.

“Mendoj që Trusti nuk është mënyra e duhur, mirëpo në anën tjetër nëse thua që nuk është mënyra e duhur duhet ta kesh një plan për masa të tjera për të vepru. Nëse e sheh si kritikë, masën që e ka marrë qeveria me 100 euro, është e njëjta si logjikë me Trustin, vetëm të futësh para”, ka thënë ai.

“Trusti nuk është askund në botë instrument i politikave sociale, mirëpo kjo është gjysma e së vërtetës, nuk duhet të ndërhyjmë tek të gjithë njëjtë, duhet të intervenohet tek segmentet e prekura më rëndë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika