I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra penale

Një burrë i dyshuar për tentim për ta vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, është ngarkuar me dy vepra penale për shkeljen e ligjit për armët nga një gjykatë federale të hënën, një ditë pasi ai u vërejt me pushkë në dorë i fshehur në shkurre në fushën e golfit të Trumpit në Floridë.

Ai pritet të përballet me akuza të tjera, por dy akuzat fillestare – posedimi i armës zjarrit si një i dënuar me burgim dhe posedimi i armës së zjarrit me numër të fshirë serik – do t’ua mundësojë autoriteteve ta mbajnë atë në paraburgim gjatë vazhdimit të hetimeve.

Trump, kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, shpëtoi pa u dëmtuar. Por, ky incident, i cili ndodhi vetëm nëntë javë pasi Trumpi i mbijetoi një atentati në Pensilvani, ka ngritur pyetje se si ka mundësi që një i dyshuar i armatosur ishte në gjendje të arrinte aq afër ish-presidentit.

Sipas autoriteteve, besohet se i dyshuari mund të ketë pritur i shtrirë në shkurre për gati 12 orë të dielën.

Shërbimi Sekret i SHBA-së hapi zjarr pasi një agjent i tij e pa tytën e një pushke duke dalë nga shkurret të dielën në fushën e golfit të Trumpit në Palm Beach, Floridë, vetëm disa qindra metra larg vendit ku ish-presidenti po luante golf.

I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes duke përdorur një automjet të shërbimeve sportive. Oficerët gjetën në vendin e ngjarjes një pushkë të mbushur dhe me dylbi, një kamerë digjitale dhe një çantë plastike me ushqim.

Një i dyshuar, i identifikuar të hënën si Ryan Routh, 58 vjeç, u arrestua rreth 40 minuta më vonë derisa po voziste. I pyetur nga oficerët nëse e dinte pse e kishin ndalur, Routh ishte “përgjigjur se po”. Targat në veturën e tyre ishin raportuar në polici si të vjedhura nga një veturë tjetër.

Të dhënat tregojnë se një telefon i lidhur me Routhin ishte lokalizuar në fushën e golfit në orën 1:59 mëngjesin e së dielës.

Routh ka qenë dy herë i dënuar, në të dyja rastet në Karolinën e Veriut, sipas të dhënave. Më 2002, ai ishte dënuar për posedimin e një arme të shkatërrimit në masë dhe më 2010 ishte dënuar për posedimin e mallrave të vjedhura./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika