IKSHPK-ja kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar në ushqim

IKSHPK-ja në postim thotë se duhet të keni kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) në Ditën ndërkombëtare të sigurisë në ushqim i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në gatim, ruajtje dhe shpërndarje të ushqimit.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike fillon: “Qytetarë të nderuar! Ju lutemi për kujdes të shtuar!”.

IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë gatimit: “Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!”

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”.

Instituti Kombëtar i ka bërë thirje popullatës: “Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi. Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme e të tjerë”.

“Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferitpër më shumë se 2 orë. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer”, vazhdon me tej në postim.

IKSHPK-ja shton se “Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup”, përfundon IKSHPK-ja.

 

7 Qershori- Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika