Imeri: Pas akuzave për manipulim zgjedhor, dhe ngjarjeve me studentët Vuçiq riktheh me viktimizim

Sipas profesorit universitar, Dorajet Imeri, presidenti Aleksandar Vuçiq po përdor strategjinë e viktimizimit për të shmangur presionin pas akuzave për manipulim zgjedhor dhe dhunë gjatë zgjedhjeve.

Duke pretenduar kërcënime ndaj infrastrukturës së gazit dhe duke përfshirë Viktor Orbán në këtë narrativë, ai synon të krijojë një klimë frike dhe pasigurie.

Imeri paralajmëron se kjo qasje është e rrezikshme për stabilitetin rajonal dhe nuk duhet të përqafohet nga liderët e rajonit.

“Pas akuzave për manipulim zgjedhor dhe ngjarjeve me studentë, Vuçiq rikthehet me viktimizim.

Viktor Orban, kryeministri autokrat i Hungarisë, duket se është vendosur shumë lehtë në lajthitje nga presidenti paranojak serb, Aleksander Vuçiq, i cili duke e implementuar strategjinë e krijimit të narrativës viktimizuese, i ka thënë kryeministrit hungarez, Orban, se është gjetur eksploziv shkatërrues së bashku me pajisjet e nevojshme aktivizuese në infrastrukturën kritike të gazit që i lidhin dy shtetet. Vuçiq, gjendet para kritikave të ashpra, pasi javën që shkoi, u akuzua për manipulim flagrant të zgjedhjeve, zgjedhje në të cilat nuk u kursyen as rrahja e komisionerëve dhe gazetarëve.
Vuçiq, sigurisht do të vijojë me përpjekjet e tij viktimizuese, por rajoni dhe liderit e tij, nuk guxojnë të përqafojnë logjikën paranojake që sjell destabilitet dhe pasiguri”, ka shkruar Imeri.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika