Ish-diplomati amerikan: Krasniqi më ka thënë se ishte zëdhënës i UÇK-së, jo zëvendëskomandant

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes ka deklaruar se Jakup Krasniqi gjithmonë i ishte prezantuar si zëdhënës i UÇK-së e jo si zëvendëskomandant

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po e vazhdon edhe të mërkurën dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi.

Fillimisht, pyetje shtesë për këtë dëshmitar pati avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, të cilat i parashtroi në seancë private.

Dëshmitari mohoi se ka dijeni që Krasniqi të jetë emëruar ndonjëherë si zëvendëskomandant për shërbimet mbështetëse në Shtabin e Përgjithshëm.

“Gjithmonë më ka thënë se ka qenë zëdhënës”, tha dëshmitari Byrnes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, për Sokol Bashotën, dëshmitari pohoi se nuk ka qenë në dijeni në atë kohë se ai ka qenë ndonjëherë zëvendëskomandant dhe komandant për operacionet në Shtabin e Përgjithshëm.

“Aso kohe nuk kam qenë në dijeni”, tha Byrnes.

Pas kësaj, pyetje shtesë për dëshmitarin pati edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili u fokusua të arrestimet e pretenduara nga UÇK-ja të dy gazetarëve serbë dhe anëtarëve të LDK-së.

Gjatë pyetjeve shtesë, Emmerson prezantoi një pasaportë të Veselit në të cilën figuronin tri vula gjatë janarit 1999.

Ai tha se Veseli e ka një vulë më 31 dhjetor 1998 që është larguar nga Shqipëria, pastaj një tjetër më 5 janar 1999, ku ka arritur në Bruksel të Belgjikës.

Sipas avokatit, Veseli ka qëndruar atje nga 5 deri më 10 janar pasi në pasaportë figuron edhe një vulë tjetër gjatë daljes nga Belgjika në po këtë datë. Duke vijuar shpjegimin, Emmerson tha se Veseli ka edhe një vulë tjetër për në Slloveni, e që i bie se nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së këtyre arrestimeve.

“Unë nuk e di se ku ka qenë në periudhën deri më 13 janar, por e di që nuk ka qenë në Kosovë”, tha dëshmitari për Veselin.

Ndryshe, në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se dëshmia e dëshmitarit Shaun Byrnes do të vazhdojë sot rreth një orë ose dy për t’u kthyer më pas në sallën e gjyqit dëshmitari i 54 me kodin 04739.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika