Ish-menaxheri ia kërkon Dafina Zeqirit gjysmë milion euro dëmshpërblim

Ish-menaxheri i Dafina Zeqirit, Drin Zatriqi, ka paditur këngëtaren e njohur për disa prej shkrimeve të saj publike kundrejt tij.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Zatriqi përmes një postimi në Facebook.

Zeqiri para një viti kishte akuzuar Zatriqin në “Twitter”, tani ”X”:

”Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja.

”Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”.

Zatriqi kërkon nga Zeqiri gjysmë milion euro, për të cilat thotë se do t’ua dhurojë grave të Krushës.

Përndryshe, përmes rrjetit social Instagram, Dafina ka zbuluar se projekti i ri i saj muzikor i titulluar “Xhan, xhane” do të lansohet më 15 shtator.

Kënga është një bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.

Ndërsa, vetëm dy javë më parë, Dafina publikoi “A mke dashtë”.

Dueti me Elinel numëron mbi katër milionë shikime në kanalin zyrtar të YouTube.

Më tutje, Dafina ka konfirmuar për publikun lajmin se raporti në mes të saj dhe Dj Geek ka përfunduar.

Dhe me këtë rast, Dj Geek ka bërë të ditur se koncerti i fundit i sezonit veror ishte edhe koncerti i fundit i tij me Dafinën.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika