Ish-presidenti i Spanjës: Ligji i ri për transgjinorët, një përparim i madh

Ish-presidenti spanjoll Zapatero , është shprehur se ligji i ri për transgjinorët ka qenë një përparim i madh

Ish-presidenti i Spanjës Zapataro.

Ish-president i Spanjës, Jose Luios Rodriguez Zapatero, përfaqësoi përparimin më të madh për të drejtat sociale të grupit LGTBI, me miratimin e martesës së njëtës gjini, dhe iniciativën për të lejuar ndryshimin e seksit.

Qeveria spanjolle i ka dhënë dritën jeshile ‘ligjit trans’ në prag të ditës së përkujtimit të Krenarisë LGTBI.

Zapatero i pyetur se miratimi i ligjit për martesën e të njëjtit seks, a ishte njëri nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së tij, ai tha se ishte një nga momentet më emocionuese, dhe një nga momentet më të rëndësishme të udhëheqjes së tij.

“Mendoj se ligji për martesën e barabartë i vitit 2005 ishte një nga momentet më të rëndësishme të Qeverisë që unë kryesova. Dita që u miratua ishte një nga më emocionueset: të shikoje foltoren e Kongresit të Deputetëve plot ylber, lumturi, gëzim, lot… për atë që do të thoshte. Është tashmë në historinë e vendit tonë”, ka thënë Zapatero, shkruan elDiarios.es.

Ndërsa më tutje, ai shtoi se lufta për të drejtat e njeriut është një luftë e përhershme, dhe që duhet të vazhdojë me hapësira që luftojnë diskriminimin.

“Lufta për të drejtat është një luftë e përhershme. Ne duhet të vazhdojmë të njohim të gjitha ato hapësira diskriminimi, duhet të vazhdojmë të luftojmë kulturalisht, politikisht, çdo lloj diskriminimi. Dhe, megjithëse kemi fituar shumë vullnete për liri, kemi fituar shumë vullnete për të dashuruar pa më shumë, për të dashuruar në shprehjen më të thellë dhe më të përzemërt të atij termi, gjithmonë do të ketë kënde qorre, qoshe, ku kjo nuk kuptohet”, ka shtuar Zapatero.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe ligjin e ri për transgjinorët , i cili sipas tij, është një përparim i rëndësishëm.

“Tani kemi pasur një përparim të rëndësishëm me një ligj progresiv trans, dhe pa dyshim, në të ardhmen do të ketë pushtime të reja, do të ketë dinjitete të reja për të rivendosur dhe do të ketë të drejta të reja për të pushtuar. Kjo është historia e të drejtave, se çdo e drejtë hap derën për të drejta të reja” ka thënë mes të tjerash, Zapatero.

Zapatero tha se ky ligj është në përputhje me rekomandimet e organizatave të mëdha ndërkombëtare për të njohur, mbrojtur dhe garantuar se çfarë është transeksualiteti dhe çfarë përfaqëson autonomia e vullnetit me garanci.

Ai gjithashtu ka komentuar kritikat feminisite që po i bëhen këtij ligji, duke u shprehur se ky ligj është një çështje brezash.

“Ne duhet të besojmë se vizioni i çdo brezi është një vizion i avancimit të mëtejshëm. Mendoj se kam pasur një vizion shumë më të hapur, më të përsosur se brezi i prindërve të mi në gjithçka që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë individuale dhe mendoj se brezi që më ndjek, ai i fëmijëve të mi, ka një vizion më të mirë, më të hapur”, ka thënë Zapatero.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika