Itali: Arrestohet një tregtar arti për shitjen e pikturave të falsifikuara

77-vjeçari, Giuliano Ruffini është arrestuar për shitjen e pikturave të falsifikuara. Ai këto vepra i kishte shitur tek muzetë, shtëpitë e ankandeve dhe koleksionistëve privatë

Foto ilustrim

Tregtari francezo-italian i artit Giuliano Ruffini, i kërkuar nga autoritetet franceze për orkestrimin e një rrjeti shumë të përpunuar pikturash të falsifikuara, është arrestuar të premten e 18 nëntorit nga policia italiane.

Giuliano Ruffini, 77 vjeç, akuzohet se ka mashtruar muzetë, shtëpitë e ankandeve dhe koleksionistët privatë duke u shitur atyre piktura të falsifikuara të Mjeshtrave të Vjetër.

Ruffini është dorëzuar në polici në Castelnovo ne’ Monti, një qytet në rajonin Reggio Emilia të Italisë qendrore, ka thënë avokati i tij.

Arrestimi i Ruffini ka ardhur pas një maratone gjyqësore shumëvjeçare për të siguruar ekstradimin e tij në Francë, pas hapjes së një hetim në 2014 dhe është lëshuar një urdhër arresti evropian, raporton euronews.

Ruffini ka shitur dhjetëra piktura që nga vitet 1990, duke përfshirë vepra që u atribuohen mjeshtrave të mëdhenj si El Greco në muzetë prestigjioze evropiane, përfshirë Luvrin në Paris, shpesh duke përdorur ndërmjetës.

Pikturat e tij të rreme kanë tërhequr gjithashtu blerës të pasur, si Princi i Lihtenshtajnit, i cili kishte blerë një vepër arti të falsifikuar për shtatë milionë euro.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika