Izraeli anulon rezervimin e hotelit në Prishtinë për ndeshjen kundër Kosovës

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të dielën në stadiumin "Fadil Vokrri" mund të pësojë shtyrje për shkak të një ndryshimi nga kombëtarja izraelite

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtiinë

Kombëtarja e Izraelit ka vendosur të anulojnë rezervimin e hotelit në Prishtinë, ku do të ishte vendosur për ndeshjen e planifikuar të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu ka njoftuar gazetari i sportit, Arlind Sadiku, në rrjetin social Facebook.

“Izraeli ka anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë, ndeshja me Kosovën e planifikuar të zhvillohet te dielën pritet të shtyhet”, ka shkruar Sadiku.

Po ashtu, edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se ndeshja e planifikuar për të dielën ka gjasa të mos zhvillohet.

“Akoma nuk kemi marrë përgjigje zyrtare, kemi parë vendimin e UEFA-s, për shtyrjen e ndeshjes me Zvicrën, po e presim vendimin zyrtar. Sipas gjitha gjasave vështirë të zhvillohet kjo ndeshje brenda kësaj jave”, ka thënë një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në konferencë për media të hënën.

Ndërkaq, megjithëse Izraeli ka marrë këtë vendim, UEFA akoma nuk ka nxjerrë një vendim zyrtar për ndeshjen e planifikuar me Kosovën.

Ndeshja e planifikuar është një pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm dhe mund të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Ka edhe mundësi që ndeshja të shtyhet për një datë më të vonë, për shkak se Izraeli shpalli luftë të dielën pas një sulmi nga grupi Hamas, luftëtarët e të cilit kaluan kufirin tokësor dhe u përleshën me forcat izraelite.

UEFA ka shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara në Izrael gjatë dy javëve të ardhshme mes tensioneve të shtuara në rajon.

UEFA ka njoftuar se kualifikimi i Izraelit për Euro 2024 kundër Zvicrës të enjten është ndër ndeshjet e shtyra për shkaqe sigurie nga situata aktuale atje.

Organi drejtues i futbollit evropian ka bërë të ditur se do të rregullohen data të reja.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika