Izraeli: Lirimi i pengjeve në Gaza nuk do të fillojë përpara së premtes

Në një njoftim të dhënë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Tzachi Hanegbi, është bërë e ditur se lirimi i pengjeve dhe fillimi i armëpushimit midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit nuk pritet të ndodhë para së premtes

Lirimi i pengjeve në bazë të një armëpushimi të përkohshëm midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit nuk do të ndodhë përpara së premtes, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare të Izraelit.

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord herët të mërkurën për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë, për të lejuar futjen e ndihmave dhe për të liruar të paktën 50 pengje të mbajtura nga militantët në enklavën palestineze në këmbim të të paktën 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Ende nuk është shpallur zyrtarisht koha e fillimit të armëpushimit dhe të lirimit të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit ndaj Izraelit. Një burim egjiptian tha se ndërmjetësit kishin kërkuar orën 10 të mëngjesit të enjten për fillimin e procesit.

Televizioni publik izraelit, Kan, citoi një zyrtar izraelit se kishte një vonesë 24-orëshe në marrëveshje, sepse nuk ishte nënshkruar nga Hamasi dhe vendi ndërmjetës, Katari. Zyrtari tha se janë optimistë se marrëveshja do të zbatohet pasi të nënshkruhet.

“Fillimi i lirimit të pengjeve do të vazhdojë në bazë të marrëveshjes origjinale në mes të palëve dhe jo përpara së premtes”, thuhet në një deklaratë të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Tzachi Hanegbi, të publikuar nga zyra e kryeministrit.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk përmendi mundësinë e një vonese të zbatimit e marrëveshjes gjatë një konference për shtyp të mërkurën vonë. Deklarata e zotit Hanegbi u publikua rreth një orë pas konferencës së shtypit, shkruan VOA.

Izraeli thotë se armëpushimi mund të zgjatet më tej nëse lirohen më shumë pengje. Një burim palestinez tha se rreth 100 pengje mund të lirohen deri në fund të muajit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika