Jabllanoviq – Kurtit: Kush të ka thënë se kam marrë para s’ta do të mirën

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës (PSK), Aleksandër Jabllanoviq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, duke theksuar se akuzat për pranimin e 1 milion eurove dhe dy apartamenteve janë të pavërteta dhe sipas tij nuk ka prova për këtë

Kryeministri i Kosovës, AlbinKurti, dhe Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mërkurën duke iu drejtuar serbëve lokalë nëpërmjet një videoje, ka deklaruar se kryetari i PSK-së, Aleksandër Jabllanoviq, do të fitonte në zgjedhjet për komunën e Leposaviqit, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt.

Ai ka hedhur dyshime lidhur me këtë rast, duke thënë se ka dëgjuar se Jabllanoviq ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviqin të thotë se nuk do të ‘gjuajë menjëherë penalltinë’”, ka deklaruar Kurti.

Në një intervistë për emisionin FIVE, kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Jabllanoviq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti në lidhje me deklaratën e tij, duke deklaruar se akuzat nuk janë të vërteta.

Jabllanoviq ka shtuar se informacioni që kryeministri pretendon se ka marrë, për pranimin e 1 milion eurove dhe dy apartamenteve, është i rremë.

Jabllanoviq ka theksuar se kur një person zë postin e kryeministrit dhe flet nga Zyra e Qeverisë, është e rëndësishme që të ofrohen prova për akuzat e rënda që bëhen.

Në rastin konkret, Jabllanoviq ka deklaruar se nuk ka asnjë provë për të mbështetur akuzën, të cilën ai e ka konsideruar si një shaka.

“E kam parë këtë deklarim te kryeministrit Kurti. Nga perspektiva ime, është një qëndrim shumë i mirë. Unë jam i dëshpëruar paksa, sepse nuk është e vërtetë. Sot ju mund të thoni çfarë të dëshironi, mirëpo nëse ju jeni kryeministër dhe flisni nga zyra e qeverisë, gjithkush pret që të ofroni disa prova për atë qe po thoni, për akuza kaq të rënda. Nga perspektiva ime, unë po e shoh ketë adresim si një shaka”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shprehur dyshime se arsyeja e deklaratave të kryeministrit mund të jetë për të provuar të komprometojë atë.

“Unë nuk e di se cila është arsyeja qe kryeministri e ka thënë këtë. Ndoshta, ai nuk ka çfarë të bëjë tjetër, ose po provon të më komprometojë mua në këtë mënyrë. Por, unë mund t’ju tregoj juve hapur këtu dhe kudo tjetër se ky informacion është absolutisht i rremë. Dhe kush ia ka dhënë këtë informacion kryeministrit, nuk ia do atij të mirën”, ka deklaruar tutje ai për emisionin FIVE.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika