“Janë shumë çështje pa përgjigje”, Hovenier tregon shqetësimet rreth rregullores së BQK-së që ndalon dinarin serb

"Të jemi shumë, shumë të sinqertë për rastet specifike. Pra, mendoj se i kemi dy shqetësime. Dhe më lejoni t’i sqaroj duke përshkruar raste teorike"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ritheksuar kërkesën e tij që Qeveria e Kosovës ta shtyjë zbatimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – ku në disa dispozita të kësaj rregullore parashihet ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Duke shprehur dy shqetësimet e tij rreth kësaj rregullore, Hovenier ka thënë se çështja nuk është te përdorimi i euros por se çështja është se nuk janë marrë më kohë dispozita që trajtojnë ndikimin e vendimeve.

“Të jemi shumë, shumë të sinqertë për rastet specifike. Pra, mendoj se i kemi dy shqetësime. Dhe më lejoni t’i sqaroj duke përshkruar raste teorike. Shqetësimi i parë: të themi se keni dikë që ka përfituar ndihmë sociale nga Serbia. Dikush merr pension ose pagesë për nënë vetë-ushqyese ose diçka e tillë. Siç e kuptoj unë, mënyra se si është bërë pagesa e atyre mjeteve, edhe sipas dispozitave të Ahtisaarit, edhe sipas kushteve të pranuara nga Kosova, është pranuar se Serbia ka absolutisht të drejtën për të ofruar mbështetje financiare për komunitetin etnik serb në Kosovë. Siç e kuptoj unë, mënyra se si për një kohë të gjatë është bërë kjo gjë është se janë sjellë dinarë ose para të gatshme në vend dhe individi në fjalë ka shkuar në një lloj zyre postare, bankë apo diçka tjetër dhe i ka marrë mjetet. Këto rregullore të reja e pamundësojnë që kjo të ndodhë. Dhe nuk është punuar fare paraprakisht për të identifikuar mjetet alternative që të mundësohej vazhdimi i pagesës së përfitimeve sociale. Kjo është ajo që na shqetëson. Një pensionist, një nënë vetë-ushqyese, dikush që është i pambrojtur, që llogarit në ato mjetet. Dhe na habit fakti që paraprakisht nuk janë bërë përpjekje për të menduar mirë këtë dhe për të pasur strategji për të lehtësuar çështjen”, ka thënë Hovenier teksa ka shtuar se shqetësimi tjetër ka të bëjë me çështjet praktike.

“Nuk është sekret që Serbia e mbështet sistemin shëndetësor dhe arsimor në Kosovë. Dhe në fakt, ne kemi punuar tepër shumë dhe besojmë fuqishëm se me kalimin e kohës ato sisteme duhet të integrohen në sistemin e Kosovës, sipas ligjit të Kosovës. Por sigurisht, Serbia do të vazhdojë të ketë të drejtën të vazhdojë të financojë dhe t’i mbështesë ato. Ne besojmë se duhet bërë në një mënyrë në përputhje me ligjet, kornizën e Kosovës dhe në mënyrë transparente për autoritetet e Kosovës. Pikërisht për këtë kemi punuar kaq shumë në dialogun për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse sipas mendimit tonë, ky është mekanizmi që do të vazhdojë të mundësojë ofrimin e këtyre shërbimeve, por në mënyrë që është në përputhje me ligjin, rregulloren e Kosovës dhe që është transparent. Pra, si do të funksionojë kjo sepse deri tani janë financuar nga Serbia? Pra, çka do të ndodhë me këto spitale dhe shkolla? Shqetësohemi se brenda një apo dy javëve mund të ndodhë që të mos ketë më para për të mbështetur operacionet e tyre.

Dhe sërish, nuk besojmë se qeveria ka plane të përshtatshme momentalisht për ato fonde të nevojshme që ofrojnë shkollim për fëmijët, kopshtet, për ato fonde që iu sigurojnë të sëmurëve qasje te mjeku apo barnat. Ne nuk besojmë se janë bërë aranzhime për këto gjëra. Dhe, çka kemi kërkuar në deklaratat tona publike është shtyrja e zbatimit për të lënë kohë për të hartuar planet e duhura që shpresojmë se janë reciprokisht të pranueshme nga Kosova dhe Serbia, prandaj ne besojmë se ky diskutim do të duhej të zhvillohet në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE. Dhe gjithashtu, të ketë edhe një fushatë efektive të informimit publik. Po kthehem te 70-vjeçari im teorik që ka marrë pension. Me sa mund të them, ky person nuk di çfarë të bëjë, si do ta marrë pagesën? A duhet të çelë ndonjë llogari bankare në ndonjë subjekt? Si do të funksionojë kjo? Janë shumë çështje pa përgjigje. Dhe nuk duket se është bërë kujdes i mjaftueshëm për të nxjerrë dispozita për të adresuar këto shqetësime dhe për këtë arsye jemi kaq të fokusuar në këtë”, ka thënë Hovenier në një intervistë në RTV21.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika