“Je si biber i zi, mos u përzi”- Kadrijaj shkakton të qeshura në “Debat Plus”

Përplasjet e pozitës dhe opozitës, përveçse në Kuvendin e Kosovës, kalojnë edhe në studiot televizive.

Në “Debat Plus”, ku po përballen deputetët e pozitës dhe opozitës, ka pasur akuza e kundër akuza, në mes të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj dhe deputetit të Partisë Guxo, Haxhi Avdylin.

Në një moment, Kadrijaj ka shkaktuar të qeshura në replikën e saj ndaj deputetit Avdyli.

“Si biber i kuq si biber i zi je, si biber je mos u përzi. Kur të fol dikush, mëso dëgjo. Duhet me pas kulturë, mësohu me dëgju. Mos u qesh se e di që je tu rrejt, je duke rrejt, me mashtrime jeni ardhë dhe me mashtrime po vazhdoni. A din cka keni premtu”, tha ajo.

Avdyli, i tha Kadrijajt, se qeveritë e kaluara, edhe ajo e AAK-së, kanë keqmenaxhuar me vendin, kurse qeveria e tashme sipas tij, është krejt ndryshe nga ato të kaluarat.

“Ne ju kuptojmë se ju duhet të sulmoni, po mundoheni ta përbaltoni qeverinë dhe presidenten, ne nuk jemi si ju, Osmani e Kurtit nuk janë si ju. Faktet flasin se sa janë kursimet në këtë qeveri, sa janë fitu në arbitrazh”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika