Jehona Lushaku rrëfen se çka treguan të burgosurit që ishin liruar nga serbët nga burgu i Lipjanit

Jehona Lushaku ka treguar se dy ditë para se të hynte NATO në Kosovë të burgosurit e Lipjanit ishin liruar nga burgu

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku,

Jehona Lushaku, e cila për 2 muaj sa qëndroi në banesën e axhës së saj bashkë me familje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dokumentoi shumë gjëra nga lufta e fundit në Kosovë.

Ajo tregoi edhe për xhirimin e të burgosurve që ishin sjellë nga burgu i Lipjanit.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se gjatë tërë kohës dikush ka qenë në dritare për ta përcjellë gjendjen jashtë.

Lushaku ka treguar se dy ditë para se të hynte NATO në Kosovë të burgosurit e Lipjanit ishin liruar nga burgu.

“Të burgosurit dukeshin që kanë qenë të maltretuar, pa hangër, pa pi” – ka thënë Lushaku.

Pasi që ka hyrë NATO në Kosovë, Lushaku kishte filluar të punonte me disa gazetarë të mediave të huaja dhe i kishte gjetur këta të burgosur dhe i kishte intervistuar.

“Arrita të marr informacione se ku janë sepse e dija që kanë shkuar deri te ‘Kodra e Trimave”, shkuam dhe i intervistuam, ishin po këta njerëz që i kisha xhiruar. Isha me një medium spanjoll dhe interesi im ishte që të dëgjohet edhe rrëfimi i tyre se çka ka ndodhur në burgje, çka ka ndodhur me këta burra shqiptarë, të cilët ishin ndarë nga familjet e tyre për t’u pushkatuar, burgosur e maltretuar, pra këta ishin disa që kishin shpëtuar, rrëfimet e tyre ishin të trishta, tregojnë që nuk kanë pasur as bukë për të ngrënë, tregojnë për maltretime e vrasje të shokëve të tyre” – vazhdon më tej rrëfimin Lushaku.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika