Jepet premiera e filmit “Dashuri dhe turbulenca” në Cineplexx

Aktorë, kënëgtarë, sportistë, modele e personazhe të fushave të ndryshme kishin mbushur hollin e Cineplexx-it mbrëmjen e së mërkurës.

Kjo për një arsye: të gjithë prisnin për premierën e filmit shqiptar komedi “Dashuri dhe Turbulenca”.

I përbërë nga një kastë e aktorëve të njohur shqiptarë, fabula e këtij filmi flet për një personazh karizmatik; një biznesmen të suksesshëm, i cili ka vetëm një dobësi: femrat.

Mbi këtë fabulë ndërtohet e gjithë ngjarja prej 90 minutash.

Është Amos Muji Zaharia, që në film njihet si Edi, i cili në mënyrë të përsosur arrin që ta përvetësojë rolin, ndonëse sipas tij nuk ishte edhe aq e lehtë.

“Eksperienca padyshim që ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë një adaptim i filmit që kemi bërë, ku në Tiranë kemi dhënë më shumë se 200 repriza. Kështu të xhirohet ky film ishte një kënaqësi shumë e madhe”, ka thënë Amos Muji Zaharia.

Bashkë – producentja e cila në film luan rolin e asistentës së përsonazhit kryesor, Rudina Dembacaj, ka thënë se këtë film e kanë krijuar me shumë dashuri.

“Roli im është një rol i vogël relativisht do të thoja. Është një rol shumë i bukur, vende- vende edhe më përshtatet dhe nuk ka pasur ndonjë vështirësi përveç të ftohtit, që ka qenë shumë ftohtë ditën e xhirimit. Unë jam njeri që kam shumë ftohtë edhe vetëm ankohem”.

“Dashuri dhe turbulenca”, kishte nisur xhirimet gjatë kohës së pandemisë. Kjo ishte vetëm njëra nga pengesat e vogla për këta artistë, mirëpo jo për të bërë një punë kaq të madhe.

“Ishte rretha kryesore, ajo e covid-it dhe ne ishim 80 për qind në realizimin e filmit ishim brenda shtëpisë dhe kishim frikë për rastet me covid që dikush mund të sëmuret dhe binte poshtë e gjithë struktura”, ka thënë regjisori Dionis Papadhimitri.

Filma të tillë komedie nuk do të mungojnë në kinemanë Cineplexx. Dëfrim Puka, menaxher i marketingut ka thënë se do të mundohen që çdo herë të sjellin filma të cilët i përshtaten shijes së publikut.

“Ky është një film që ka filluar të shfaqet në Cineplexx në Shqipëri, tash e tri javë, dhe atje ka pasur shikueshmëri të madhe, janë shitur mbi 30 mijë bileta edhe kemi vendosur që me sjellë dhe me e shfaq edhe para publikut kosovar”, ka deklaruar Dëfrim Puka- Menaxher i marketingut në Cineplexx.

Ndryshe, filmi komedi shqiptar “Dashuri dhe turbulenca” do të jetë i hapur për të gjithë publikun nga data 28 prill.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika