Kadriu për ligjin e duhanit: Kemi vetëm 49 inspektorë aktivë, janë të ndarë në grupe

Flamur Kadriu, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ushqimore dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë se në dakordim me Ministrinë e Bujqësisë kanë vendosur të krijojnë ekipe që të fillojë zbatimi i ligjit të duhanit

Flamur Kadriu, drejtori ekzekutiv i AUV-it

Flamur Kadriu, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ushqimore dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë se për ligjin e duhanit nuk ka nevojë të ketë vendime, pasi ligji është aktual.

“Nuk ka pasur nevojë të ketë vendime, ka pasur nevojë të riorganizohemi, t’i kemi disa aksione. Duke marrë parasysh që deri vjet nuk kemi pasur numër të mjaftueshëm të inspektorëve, dhe sigurisht atëherë kur ishte pandemia”, ka thënë Kadriu.

“E mbajnë mend qytetarët që përveç pandemisë u përballëm edhe me ligjin e duhanit në hapësira të mbyllura. Ishte situatë urgjente atëkohë dhe kjo mbeti të zbatohet pak më vonë”, ka shtuar drejtori ekzekutiv i AUV-it në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

“Për tërë Kosovën ne kemi 49 inspektorë aktivë që tashmë janë të ndarë në grupe, në dy ndërrime”, ka thënë tutje Kadriu.

Kadriu ka theksuar se dhe tani është një numër i vogël i inspektorëve, dhe me dakordim me Ministrinë e Bujqësisë vendosën të krijojmë ekipe që të fillojë zbatimi i ligjit të duhanit.

Zbatimi i ligjit të duhanit, Peci: Nga 683 inspektime, kemi hasur në 149 raste të shkeljes së ligjit

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika