Kansas: Tornado shkakton dëme të rënda

Struktura të dëmtuara sidomos në periferi

Në SHBA, në një pjesë të shtetit të Kansasit ka pasur një tornado ku ka shkaktuar dëme të mëdha, jo vetëm duke i lënë pa energji, por në disa video të publikuara në rrjetin social Twitter, shihen edhe ndërtesa pa kulme e makina të shtypura.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) kishte paralajmëruar për stuhi të rënda në shtetin e Midwest-it, përfshirë  edhe Kansasin, Lowa-n, Misurin dhe Nebraskën.

Shumë struktura janë dëmtuar, sidomos në periferi, por që nuk ka pasur raportime për lëndime të rënda.

Në një konferencë për shtyp të shtunën në mëngjes, zyrtarët lokalë kanë thënë se nuk ka të vdekur, pavarësisht shkallës së dëmtimit të ndërtesave dhe makinave.

“Lajmi i mirë është se nuk kemi gjetur më shumë lëndime sesa kemi folur mbrëmë,” ka thënë shefi i zjarrfikësve, Chad Russell për mediat lokale.

“Ne nuk kemi raporte për viktima. Nuk kemi asnjë shpëtim të pazgjidhur, kështu që nuk kemi asnjë që dimë se është bllokuar në një ndërtesë, tani që po pret që ne t’i shpëtojmë.”

“Tani për tani, gjithçka po shkon vërtet mirë për aq sa mundet, duke marrë parasysh rrethanat,” ka shtuar shefi i policisë Buck Buchanan, kanë bërë të ditur mediat amerikane, transmeton RTV Dukagjini.

Videot që qarkullojnë duken tmerruese ku shihen ndërtesa të shkatërruara, makina të dëmtuara dhe dëme të tjera materiale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika