Katër vdekje të dyshuara gjatë 24 orëve të kaluara, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar katër vdekje që kanë ndodhur në 24-orët e kaluara në vend.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet kanë ndodhur në Podujevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, njofton Dukagjini.

“Podujevë / 05.05.2026 – 11:47. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Një tjetër burrë është gjetur i vdekur në Mitrovicën e Jugut.

“Mitrovicë Jugu 05.05.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Një tjetër hetim mbi vdekjen po bëhet edhe në Leposaviq.

“Leposaviq / 05.05.2026 – 09:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”.

Teksa një rast tjetër është raportuar në Zveçan.

“Zveçan 05.05.2026 – 11:00. Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika