“KEK-u shkel marrëveshjen me KESh-in për energjinë elektrike”

Raporti i ZRrE-së ka treguar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kërkuar energji nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESh) pa nevojë, dhe e ka ofruar në tregun e lirë, duke shkelur marrëveshjen midis dy korporatave

Raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në raportin e publikuar së fundmi, ka treguar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka kërkuar energji nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) edhe kur nuk ka pasur nevojë për Furnizues me Shërbim Universal (FShU).

Sipas raportit, energjia e marrë nga KESh-i është ofruar më pas në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kjo veprimtari nga ana e ZRrE-së konstatohet se shkel Nenin 1 të Marrëveshjes për shkëmbim/depozitim të energjisë elektrike në mes të KESh-it dhe KEK-ut.

Ky veprim është në kundërshtim me marrëveshjen midis dy korporatave dhe paraqet një shkelje të rregullave të caktuara për shkëmbimin dhe depozitimin e energjisë elektrike. Kjo situatë mund të ketë pasoja juridike dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis KESh-it dhe KEK-ut.

“Pёr tё analizuar me detajisht trajtimin e energjisё elektrike tё shkёmbyer me KESH, ZRrE ka kёrkuar nga KEK, tё dhёnat pёr periudhёn monitoruese pёr energjinё nё dispozicion (prodhimin nga KEK dhe shkёmbimin me KESh), dhe alokimin e saj nё baza mujore, ditore dhe orare”, thuhet në raportin e ZRrE-së, raporton Dukagjini.

Siç thuhet në raport, gjatё vitit 2021, KEK-u ka eksportuar energji elektrike nё formё tё shkёmbimit vetёm nё muajin shkurt nё vlerё prej 706 MWh, pёrderisa ka importuar energji elektrike nё formё tё shkёmbimit nё vlerё prej 7,035 MWh.

Ndёrsa, gjatё vitit 2022, pёr periudhёn janar – qershor, ka eksportuar energji elektrike nё formё tё shkёmbimit nё vlerё prej 171,272 MWh, pёrderisa ka importuar energji elektrike nё formё tё shkёmbimit nё vlerё prej 69,269 MWh.

Pas analizimit tё tё dhёnave nga KEK-u, ZRrE-ja konstaton se KEK-u gjatё periudhёs monitoruese ka eksportuar vetёm tepricat e energjisё elektrike nё formё tё shkёmbimit, ndёrsa ka importuar energjinё elektrike nё formё tё shkёmbimit sipas kёrkesave tё nevojshme nga KEK-u, dhe i ka trajtuar sipas Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh).

Lexoni edhe: Raporti i ZRrE-së: KEK-u ka nënshkruar kontratë me një kompani sllovene të palicensuar

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika