Kërcënohet ekipi i Kallxo.com në Skenderaj, po raportonte rreth ndërtimit të një kishe në këtë fshat

Ekipi i medias online Kallxo.com, i përbërë nga gazetarja Adelinë Ahmeti dhe kameramani Jetmir Hoxha, janë kërcënuar gjatë ditës së sotme në fshatin e Skënderajt, Klina e Mesme, nga një qytetar me inicialet M.H

Ekipi i medias online Kallxo.com, i përbërë nga gazetarja Adelinë Ahmeti dhe kameramani Jetmir Hoxha, janë kërcënuar gjatë ditës së sotme në fshatin e Skënderajt, Klina e Mesme, nga një qytetar me inicialet M.H.

Ekipi i Kallxo.com është penguar nga qytetari në fjalë, pasi të njëjtit ishin duke e trajtuar një problematikë rreth ndërtimit të një kishe në këtë fshat.

Në raportimin e medias thuhet se qytetari përveçse ka penguar, ai ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj ekipit të tyre – të cilën më pastaj e kanë raportuar në stacionin policor të Skënderajt.

“Ec, ec, veç të shkoj në shpi se pa jau ** atë nanë s’e la…Po ta dha besën e Zotit që telash ka me ju dalë, unë po ta dha besën e Zotit që telash ka me ju dalë”, ishin kërcënimet që M.H., i kishte thënë atyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimin e bërë ndaj kolegëve të Kallxos dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet.

“Dënojmë çdo formë të kërcënimit ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve të tjerë medialë dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente që të vendosin drejtësi për të gjitha kërcënimet dhe sulmet në drejtim të medieve. Çdo sulm ndaj gazetarëve dhe medieve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë.”

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika