Kim Jong Un kërcënon të vendosë armë bërthamore për ShBA-të

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jon Un ka kërcënuar se mund të nisë një luftë bërthamore dhe ka shtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarana e Kim Jon Un erdhi pasi ShBA, Koreja e Jugut dhe Japonia forcuan bashkëpunimin e tyre duke kërcënuar Phenianin

Ilustrim





Udhëheqësi i  Koresë së Veriut,  Kim Jon Un ka kërcënuar se do të nisë një luftë  bërthamore . Kërcënimi ai e bëri të premtën e 18 nëntorit gjatë monitorimit të lëshimit të një rakete ndërkontinentale (ICBM).

Deklarata e tij u lëshua pasi Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia forcuan bashkëpunimin e sigurisë mes kërcënimeve të Phenianit. Tre krerët e shteteve më parë nuk përjashtuan mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore për të larguar kërcënimin e Koresë së Veriut.

Duke u përballur me kërcënimin e SHBA-ve, Kim u zotua gjithashtu se do të përdorë armë bërthamore.

ShBA siç shkruan CNN, do t’i kërkojë Kinës të ndihmojë ‘kontrollin’ e Koresë së Veriut në lidhje me raketat.

“(Pheniani) do të reagojë plotësisht ndaj armëve bërthamore dhe konfrontimit total në një shkallë të gjerë”, ka thënë Kim të premten.

Sipas raporteve të mediave të Koresë së Veriut, KCNA, lëshimi i ICBM i tipit Hëasong-17 demonstroi besueshmërinë e sistemit të ri kryesor të armëve strategjike.

“Kim Jong Un tha se erdhi për të konfirmuar edhe një herë se fuqia bërthamore e DPRK (Republika Popullore Demokratike e Koresë ose Koreja e Veriut) është për të kapërcyer kërcënimin bërthamor”, thuhet në raportin e mediave.

Raketa rrëshqet në një lartësi maksimale prej 6040 km dhe fluturon për 999 km. Raketa u ul me saktësi në një zonë të caktuar të Detit Lindor, ose Detit të Japonisë.

Vlen të theksohet, se të premten e 18 nëntorit Korea e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin e ShBA-së, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Yasukazu Hamada.

ShBA-të e kanë dënuar nisjen, ndërsa Koreja e Jugut ka urdhëruar masa më të forta parandaluese kundër Veriut.

Japonia thotë se raketa që u lëshua nga Korea e Veriut pati kapacitet për të arritur në tokën e ShBA-së





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika