Klinaku drejtuar Kurtit: Pastroj listat, por ligjin e veteranëve mos e prek

Faton Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për takimin e tij me zyrtarë të Eulexit. Po ashtu, ai i ka bërë ftesë kryeministrit të Kosovës, që t’i pastrojë listat e veteranëve

Faton Klinaku, përfaqësues i veteranëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka drejtuar kritika kryeministrit të Kosovës, për takimin e tij me zyrtarët e Eulex-it.

“I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it”, ka thënë ai.

Po ashtu, Faton Klinaku, i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti, t’i pastrojë listat e veteranëve, por po ashtu ka thënë se veteranët të mos largohen nga rritja e pagës minimale.

“Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroi listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneçësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja”, ka shkruar  Klinaku në Facebook.

Ndryshe, me gjashtë qershor, Organizatat e dala nga lufta kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Kërkesë kryesore e tyre ishte përfshirja e tyre në rritjen e ligjit të ri për pagën minimale.

Protesta e tyre kishte eskaluar edhe në dhunë kur protestuesit kishin tentuar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe ishin përplasur me Policisë Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika