Klinika Infektive pa terapi për HIV/AIDS

“Nuk është hera e parë që nuk kemi terapi. Edhe vite më përpara ka ndodhur kjo, sepse ka shumë vite që jam i infektuar”.

Kështu ka deklaruar për REL-in, një i infektuar me virusin HIV, i cili trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ka më shumë se dhjetë ditë që ky institucion nuk e ka terapinë që u duhet të prekurve me sëmundjen infektuese HIV/AIDS.

“Kjo po na ndikon në shëndet, e për më tepër po e prek edhe gjendjen tonë psikike”, thotë bashkëbiseduesi i REL-it.

Në Kosovë, aktualisht, janë rreth 80 persona të varur nga terapia për HIV/AIDS. Ata e marrin terapinë në klinikë, pa pasur nevojë për t’u shtruar në spital.

Në Klinikën Infektive thonë se porositë për medikamente i kanë bërë me kohë në barnatoren qendrore të QKUK-së, por se “ato mungojnë”.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, e cila është përgjegjëse për furnizimin me barna, konfirmon për REL-in se medikamentet që mungojnë për pacientët me HIV, pritet të arrijnë gjatë ditë së mërkurë në aeroportin e Prishtinës – pastaj pritet të bëhet zhdoganimi dhe shpeditimi.

Cilat barna mungojnë?

Shefi i repartit për HIV brenda Klinikës Infektive, Murat Mehmeti, thotë se janë së paku dy lloje medikamentesh që mungojnë e që “nuk dihet se kur do të mund të sigurohen”.

“Ka më shumë se dhjetë ditë që ne kemi mungesë të barit Dolutegravir dhe, po ashtu, është një kombinim tjetër i barit Lopinavir/Ritonavir, i cili ka skadim të afatit dhe si të tillë nuk mund t’ua japim pacientëve”, thotë Mehmeti.

Tutje, ai ka shpjeguar pasojat që mund t’i shkaktojë trajtimi jo i vazhdueshëm:

“Mungesa apo mosmarrja e rregullt e terapisë rrit mundësinë e zhvillimit të rezistencës së virusit ndaj barnave. Pra, nëse nuk jepet me rregull, përkatësisht nëse ndërpritet marrja e këtyre barnave”.

Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit Kosovar të Personave me HIV, thotë se ka pranuar disa ankesa për mungesë medikamentesh në Klinikën Infektive.

“Po thonë se [barnat] janë në doganë, por, ta them të drejtën, neve nuk na intereson se ku janë barnat – ato na duhen në klinikë”, thotë ai.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Sipas të dhënave nga Klinika Infektive, vitin e kaluar janë identifikuar 14 raste të reja me HIV/AIDS, kurse deri më tash këtë vit janë evidentuar edhe shtatë raste të reja. Shumica e të infektuarve janë burra.

Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.

Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it./REL

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika