Kompania mëmë e Google, Alphabet planifikon të pushojë nga puna 12 mijë punëtorë

Kompania mëmë e Google, Alphabet Inc ka njoftuar të premten për 12 mijë shkarkime të vendeve të punës, më shumë se 6 për qind e fuqisë punëtore të saj globale, duke u bërë gjigandi më i fundit i teknologjisë që shkurtohet pas vitesh rritjeje dhe punësimesh të bollshme

Foto ilustruese

Kompania mëmë e Google, Alphabet Inc planifikon të eliminoj rreth 12 mijë vende pune, ose 6 për qind të fuqisë së saj punëtore, ka thënë kompania të premten, në shkurtimet më të fundit për të tronditur sektorin e teknologjisë.

Sundar Pichai, CEO i Alphabet, ka thënë në një memo të stafit të ndarë me Reuters se kompania kishte zgjeruar me shpejtësi numrin e punonjësve në vitet e fundit “për një realitet ekonomik të ndryshëm nga ai me të cilin përballemi sot”.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet që na çuan këtu”, ka thënë ai, raporton Reuters.

Shkurtimet vijnë disa ditë pasi rivali Microsoft Corp ka thënë se do të pushonte nga puna 10 mijë punëtorë.

Humbjet e vendeve të punës në Alphabet prekin ekipet në të gjithë kompaninë duke përfshirë rekrutimin dhe disa funksione të korporatës, si dhe disa ekipe inxhinierike dhe produktesh.

Pushimet nga puna janë globale dhe ndikojnë menjëherë në stafin amerikan.

Alphabet tashmë u ka dërguar email punonjësve të prekur, thuhet në memorandum, ndërsa procesi do të zgjasë më shumë në vendet e tjera për shkak të ligjeve dhe praktikave lokale të punësimit.

Lajmi vjen gjatë një periudhe pasigurie ekonomike si dhe premtime teknologjike, në të cilën Google dhe Microsoft kanë investuar në një zonë në zhvillim të softuerit të njohur si inteligjenca artificiale gjeneruese.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika