Kongresisti amerikan: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

"SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-së – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)"

Kongresisti republikan, Zach Nunn

Kongresisti republikan, Zach Nunn, i ka reaguar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Nuun, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se ShBA-ja duhet të qëndojë me aleatin e saj të palëkundur, Kosovën.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-së – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka shkruar Nun.

Sipas tij, Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai.

Ndërsa, Blinken ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika