Konjufca takohet me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur gjatë së hënëssë 13 shkurtit në takim Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kuvendit të Kosovës, në këtë takim u fol për “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy parlamenteve” dhe u vlerësua se mbi këtë bazë ato mund të avancohen më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Konjufca tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar tutje raportet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat.

Ai falënderoi deputetët shqiptarë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.

“Mirënjohës dhe falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e deritashme dhe bashkërendimin e hapave në të ardhmen drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike, si dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera, Konjufca.

Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku, Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja konform rrethanave dhe mundësive të krijuara, theksohet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika