Krasniqi për masakrat e 99-tës: Sot 25 vjet pas, asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar për masakrat e 2 majit të vitit 1999 në Kosovë.

“Më 2 maj 1999, forcat kriminale serbe kryen një ndër masakrat më të përgjakshme në Kosovë – duke ekzekutuar në mënyrat më çnjerëzore 116 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, në Studime të Vushtrrisë,” ka shkruar Krasniqi.

E përgjegjësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, sipas Krasniqit, nuk kanë marrë ende serbët.

“Përkundër kësaj, edhe sot, 25 vjet pas, asnjë nga kriminelët serbë, ekzekutorë apo urdhërdhënës, nuk ka dalë para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer,” ka shkruar Krasniqi.

“Kosova nuk do të resht asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale, të kryera ndaj popullit tone, e përjetshme është lavdia për martirët e Studimes!”

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika