Krasniqi: Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, por të zhvillohet – votojeni numri 191

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Shtime në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Dr. Përparim Ramusa.

Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se Ramusa është kandidati më i denjë për këtë garë.

“Shtimja nuk ka nevojë të çlirohet, se është e lirë. Por, Shtimja ka nevojë të zhvillohet. Ka nevojë për zhvillim. Kush e do Shtimen dhe do përfaqësimin më të mirë, votojeni numrin 191, sepse pas një jave vendoset për të ardhmen dhe kjo e ardhme ka një emër. Emri është Dr. Përparim Ramusa. Numri është 191. Dilni, votoni, fitoni’’, ka kërkuar Krasniqi.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa është shprehur mirënjohës për mbështetjen e marrë gjatë tërë fushatës.

‘’Do ta bëjmë Shtimen ma mirë. Sot, para jush, unë nuk jam vetëm, por qëndroj me një ekip profesional, me burra e gra të ndershme dhe plot entuziazëm’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika