Kreu i PDSH-së: Konkurrentët tanë përdorën edhe mjete armiqësore

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se konkurrentët e tyre në zgjedhjet presidenciale nuk kanë luftuar vet me mjetet e tyre, po kanë përdorur mjete tjera kundër tyre, e që sipas tij, disa prej tyre edhe mjete armiqësore

Debat Plus, 24 prill 2024.

Konkurrentët tanë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut kanë përdorur edhe mjete armiqësore, kështu ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një lidhje direkte për Debat Plus.

Thaçi ka theksuar se rezultatet e para të zgjedhjeve janë historike, por ka vlerësuar se beteja ishte shumë e vështirë.

“Shumë pozitiv rezultati, prej së largu dukej se beteja do të oshte e lehtë, po nuk ishte aq e lehtë…Të gjitha komunat që ata i kanë drejtuar në pushtet lokal i kanë humbur në këto zgjedhje prej frontit evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka thënë se ata u përballën me kundërshtarë që nuk luftoi vetëm me mjetet e tyre, por që përdori edhe metoda të tjera kundër tyre.

“Dihet ajo çfarë metoda, ne i dolëm në ballë vet betejës së fortë pro integrimit evropian, dihen ata që janë pengues të integrimit evropian… Rezultati i sotëm është historik, dallimi prej 40 e diçka mijë votash duket i lehtë po beteja ka qenë shumë më e vështirë”, ka deklaruar Thaçi në Debat Plus.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika