Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion raporton në Kuvend: Problemet me ekstradimet dhe pagat e ulëta

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportuar këtë të hënë për raportin vjetor të institucionit që udhëheqë. Ai vuri në pah pagat e ulëta për ekspertët dhe problemet me ekstradimet nga jashtë vendi

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë 03/07/2023

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, ka listuar problemet me të cilat është përballur SPAK-u gjatë vitit që e lamë pas. Ai teksa ka treguar se është bërë shqetësuese numri i lartë i procedimeve të mbartura nga vitet e kaluara.

Dumani gjithashtu tha se deri në fund të këtij viti, prokurorët duhet të përqendrojnë energjitë e tyre në përmbylljen të dosjeve të pashqyrtuara.

“Kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës. Kemi punuar 3-4 prokurorë në një zyrë. Edhe administrata, por kjo problematikë tashmë mund të konsiderohet e zgjidhur, pasi na është vënë në funksion një tjetër godinë”, është shprehur Dumani.

Pra, një tjetër problem, që pritet të zgjidhet në ambientet e reja të marra me qira e që do t’i vihen në funksion SPAK-ut është edhe mungesa e infrastrukturës.

Njëkohësisht, kreu i SPAK-ut foli për mungesën e ekstradimeve të persona në kërkim, që qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shfrytëzuar faktin se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje për ekstradime.

Gjithashtu, Dumani vëri në dukje edhe problemin e pagave, duke kërkuar paga më të larta për ekspertët e provave digjitale.

“Mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit, kryesisht nga Emiratet Arabe, që ka vënë në vështirësi. Procedurat e ekstradimit vazhdojnë, por s’kemi asnjë të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Statusi financiar jo i kënaqshëm i ekspertëve të provave digjitale. Ne kemi një laborator, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar. Kemi frikë se mund të na largohen”, ka shtuar ndër të tjera Dumani gjatë raportimit vjetorë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika