Krivokapiq refuzon t’ia dorëzojë detyrën Abazoviqit

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk respekton protokollin për dorëzimin e detyrës kryeministrit të ri, Dritan Abazoviq

Krivokapiq, duke folur për dorëzimin e detyrës kryeministrit të ri, ka thënë se nuk dëshiron të japë legjitimitet duke simuluar rregullsinë, siç tha ai, shkelje evidente të postulateve demokratike dhe ligjore.

Ish-kryeministri ka shkruar në rrjetin social Twitter se dorëzimi i detyrës së kryeministrit si gjest protokollar, praktikohet vetëm në kushte të legjitimitetit të padiskutueshëm.

‘’Duke qenë se kemi shkelur procedurat kushtetuese dhe afariste, nuk dua t’i jap legjitimitet shkeljes së dukshme të postulateve demokratike dhe ligjore duke simuluar rregullsinë”, ka shkruar Krivokapiç në Twitter.

Ai shtoi se ka lënë një mesazh të qartë në kabinet për kalueshmërinë: “Do të kalojë!”, ka shkruar ish-kryeministri.

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika