Kryediplomati kroat – Vuçiqit: Zotëri, s’po shkon në det

Pa i njoftuar zyrtarët e autoriteteve kroate dhe pa koordinim me ambasadën, Vuçiq kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, për të arritur në Kroaci. Për këtë ka reaguar kryediplomati kroat, i cili ka thënë se Serbia nuk është përballur akoma me të kaluarën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka thënë se e kishte kuptuar në formë jozyrtare vizitën që Vuçiq po planifikonte të realizonte në Jasenovacin dhe Pakracin.

Përgjatë konferencës për media, ministri kroat ka thënë se çdo vizitë nga zyrtarët e huaj duhet të jetë marrëveshje e të dyja palëve.

“Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe e konsiderojmë të keqe. Ne mendojmë se kjo nuk është e sinqertë, se kjo nuk tregon respekt”,  ka thënë Radman, gjersa ka thënë se një formë veprimi e tillë është e pazakontë.

Ai tha se “Serbia nuk është përballur me të kaluarën”, dhe me këtë ka nënkuptuar çështjen e personave të zhdukur në Kroaci.

“Kur bëhet fjalë për përfshirjen e pakicave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, kush mund të jetë shembull më i mirë sesa Kroacia. Minoriteti serb ka tre vende të garantuara në parlament, SDSS merr pjesë në qeveri, përfaqësuesi i minoritetit serb është zëvendëskryeministër”, ka thënë ai.

“Zotëri, ky nuk është një udhëtim për në det. Presidenti i vendit është një person i mbrojtur, një vizitë e tillë kërkon përfshirjen e autoriteteve kroate. Ne gjithmonë njoftojmë ardhjen tonë, që mungonte këtu. Nuk mund ta kaloni kufiri ashtu”, shtoi kryediplomati kroat, gjersa ka theksuar se një provokim i tillë do të vlerësohet nga ana e Kroacisë.

Ndër të tjera, të dielën, Vuçiq kishte planifikuar që ta vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan të hynte.

Vizita e tij është cilësuar si “një mundësi për të krijuar kaos”, raporton gazeta kroate “Jutarnji list”.

Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate dhe njëherësh, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, që të arrinte në Jasenovac në orën 11:00 dhe më pas, në Pakrac rreth orës 14:00.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika