Kryeministri kanadez viziton Kievin në shenjë mbështetjeje

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka vizituar Kievin në shenjë mbështetjeje teksa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm të madh kundër forcave ruse

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau gjatë vizitës në Kiev, Ukrainë. Foto: Reuters

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka vizituar Kievin këtë të shtunë në një akt mbështetjeje teksa Ukraina po përgatitet për një kundërsulm të madh kundër forcave ruse dhe derisa po përballet me sulme të rregullta ajrore.

Trudeau bëri nderime në një vend përkujtimor në qendër të Kievit për ushtarët ukrainas që u vranë duke luftuar forcat proruse që nga viti 2014.

Kanadaja, anëtare e NATO-s, e cila ka një nga diasporat më të mëdha ukrainase në botë, ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën gjatë pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Udhëtimi i Trudeau në Kiev pasoi një natë sulmesh me raketa dhe dronë rusë në objektiva jashtë kryeqytetit, duke përfshirë Odesën, rajonin e Poltava dhe Harkiv.

Kanadaja ka qenë ndër mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë të Ukrainës dhe përveç kontributit të saj të fundit me tetë tanke luftarake ‘Leopard 2’, ky shtet njoftoi për një paketë ndihme ushtarake prej 29 milionë dollarësh në prill. /REL

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika