Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që do të mbahet në Davos nga data 16-20 janar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet më 16-20 janar në Davos-Klosters, Zvicër.

Siç raporton A2CNN, i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa pritet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, do të jetë tema e forumit, në të cilin, do të marrin pjesë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende.

Takimi vjen derisa krizat e shumta po thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik.

Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme, duke i hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës.

Çështjet që pritet të diskutohen janë krizat ekonomike, energjetike dhe ushqimore.

Programi i takimit të 53-të fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për t’i trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Në takim do të jenë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri holandez, Mark Rutte, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika