Kuçi: Kurti mbrëmë bëri festë, sillet sikur asgjë nuk po ndodh në Kosovë

Natyra Kuçi, zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka komentuar anulimin e takimit mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo ka theksuar se nuk është dashur që të anulohet mbledhja e nëntë mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Natyra Kuqi, PSD në emisionin Rreth e rrotull në RTV Dukagjini 14/06/2023

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, në emisionin “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini theksoi se në takimin e përbashkët nuk mund të flitet për ekonomi, zhvillim dhe bashkëpunim ndërkohë që Kosova është në krizë të prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë dhe aleatët ndërkombëtarë, kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën festë dhe po sillet sikur asgjë nuk po ndodh në Kosovë, është shprehur ajo.

Kuçi ka thënë se pajtohet me kryeministrin shqiptar.

“Pajtohem me Edi Ramën, në Kosovë ka zhvillime të rëndësishme të cilat po ndodhin, por që kryeministri Kurti mbrëmë ishte duke bërë festë në Gjakovë dhe duke u sjellur sikur asgjë nuk po i ndodh Kosovës. Pra, që Shqipëria dëshiron t’i ndihmojë Kosovës, ne e dimë që dëshiron, por, a pajtohemi me format qysh zgjedh ta bëjë këtë, nuk besoj që ndihma të vijë sipas mënyrës që Kurti dëshiron që të vijë”, ka thënë Kuçi.

Sipas anëtares së PSD-së, nuk është dashur të ndodhë anulimi i mbledhjes së dy qeverive.

“Por, nuk mundet të mbahet një takim i përbashkët, të flitet për ekonomi, zhvillim bashkëpunim, ndërkohë që ti je në një krizë me i prish marrëdhëniet me të gjithë botën dhe me u izolua, në një farë forme është e rëndësishme dhe nuk mundet me u fsheh as në takimin e përbashkët e as në përditshmërinë e tij politike”, tha ajo në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Sipas saj, nuk duhet që gjithçka që vjen nga kryeministri Edi Rama dhe Shqipëria të refuzohet, sepse Kosova ka nevojë të mbajë raporte të mira me Shqipërinë.

“Nuk është me rëndësi a prishen apo ndreqen, se shpesh ka përplasje, por marrëdhëniet, bashkëpunimi nuk është që ka kaluar në atë fazë që të mos bashkëpunohet, Kosova është në një fazë tjetër, draftin e asociacionit që Vuçiq nuk e pranoi por Rama e pranoi, nëse deri më tani Vetëvendosja ka thënë se diçka që Vuçiqi nuk e pranon është e mirë dhe diçka që Vuçiqi refuzon është e keqe, atëherë, sipas kësaj, draft-statusi qenka i mirë sipas Vetëvendosjes, pse të refuzohet menjëherë dhe pa u marrë parasysh fare gjithçka që vjen nga Edi Rama dhe Shqipëria, në ndërkohë ne kemi nevojë të mbajmë raporte të mira me  Shqipërinë”, është shprehur anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika