Kujdesi për lëkurë gjatë verës

Kujdesi ndaj lëkurës është tejet i rëndësishëm. Sidomos gjatë verës lëkura kërkon një kujdes të veçantë në mënyrë që rrezet e diellit të mos dëmtojnë poret e lëkurës.

Dermatologët kalojnë verën në diell, por lëkura e tyre arrin të menaxhojë për të qëndruar e freskët dhe me shkëlqim gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që është pjesë e rutinës së punës, por edhe profesionistët duhet të punojnë më shumë për të parandaluar dëmtimin e lëkurës kryesisht ndaj ekspozimit në diell gjatë muajve të verës.

Por si të kujdesemi, cfarë rutine duhet të ndjekim për të pasur një lëkurë përfekte edhe gjatë muajve të verës ku ekspozimi ndaj diellit është edhe më i lartë?

1. Lehtësoni rutinën e kujdesit për lëkurën tuaj.

Nëse nuk jeni të veshur më një pallto dimri, pse duhet veshur lëkura juaj? Në verë, rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të jetë pak më e lehtë. Nxehtësia dhe lagështia e verës do të thotë që mundeni ndërroni një pastrues më të rëndë (krem ose vaj pastrues) me një produkt më të lehtë si përshembull opsioni i shkumës.

2. Përvetësoni një hidratues me qëllim të dyfishtë.

Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkurës, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar më mbrojtësin e diellit gjatë verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose më i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve.
Shpesh herë vërehet se hidratuesit me të trashë çojnë në pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne. Sidomos nëse keni akne aktive ose lëkurë të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues / SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.

3. Por mos ndaloni përdorimin ë hidratuesit plotësisht. Shtresa e djersës në verë në fytyrën tuaj nuk llogaritet si hidratues. Pavarësisht se moti është i nxehtë dhe me lagështi, prapë se prapë duhet të hidratoheni. Edhe nëse lëkura juaj tashmë ndjehet e yndyrshme ju duhet të ndiqni gjithmonë pastrimin me një hidratues. Hidratuesi mbron shtresën e jashtme të lëkures, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e dëmshëm dhe parandalon më tej acarimin ose thatësinë e lëkurës. Ky është rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon në mbajtjen e shtresës së jashtme të ushqyer pa pasur ndjesinë e rëndesës në lëkurën tuaj.

4. Investoni në një serum me vitaminë C të përqendruar

Vitamina C është e domosdoshme gjatë gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hipërpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.

5. Shtoni si hap të kujdesit për lëkurën edhe eksfolimin e saj.

Dermatologët shpesh na kujtojnë që të mos e teprojmë me përdorimin e eksfoliuesit por sezoni i verës e hedh disi poshtë këtë rregull. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, dermatologët sugjerojnë të perfshini me shumë eksfolim në përkujdesjen e lëkurës suaj. Kjo nuk do të thotë që ta përdorni në përditshmëri por provoni të rrisni gradualisht sasinë gjatë javës.

6. Shkurtoni kohën e dushit.

Midis stërvitjevë, ditëve të plazhit dhe verës shumë prej nësh zgjedhin të bëjnë dush me shumë se një herë në ditë. Dermatologët rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshtë ose dushi me ujë të nxehtë mund të çojë në tharjen e lëkurës tuaj, duke çuar në inflamacion dhe madje në ekzemë.

7. Sigurohuni make up të mos bllokojë poret.

Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetikë dhe mbajini vetëm ato që nuk janë komedogjenë (pra që të mos bllokojë poret). Sidomos gjatë verës rekomandohet që fondatinë të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkurën tuaj. Kjo mund përfshijë opsione si një krem dielli pluhur, një primer oil free dhe një fondatinë të lehtë.

8. Qëndroni në hije.

Të gjithë ekspertët rekomandojnë që pacientët te veshin syze dielli dhe kapele të gjera si dhe rroba që mbrojnë lëkurën nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe këmishë në çdo moment, por kur jemi në plazh, duhet të ekspozojmë sa më pak trupin ndaj rrezeve direkte të diellit. E rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.

9. Mos harroni të hidratoheni.

Hidratimi eshtë gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër gjatë verës. Konsumoni të paktën tete gota uji në ditë, të cilat premtojnë se do të kenë rezultate të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Hidratimi gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas një djegie nga dielli.

SPF, SPF, SPF.

Në fund, por më e rëndësishmja dhe themelorja është: Vendosni krem dielli!

Cdo ekspert rekomandon përdorimin e SPF 30 ose me faktor më të lartë në të gjithë lëkurën e ekspozuar ndaj diellit. Mos harroni gjithashtu duart, këmbët, veshët dhe buzët. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kremi mbrojtës duhet te ripërsëritet çdo dy orë, kështu që sigurohuni që të merrni me vete mjaftueshëm krem dielli në ditet e gjata të pushimeve të verës.

Këshillë e rëndësishme: Vendosni një alarm në telefonin tuaj për të kujtuar vetën për riaplikimin e SPF.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika