Kur mendja juaj është e turbullt, sygjerohet hipnoterapia

Hipnoterapia ose hipnoza është një profesion jo shumë i njohur në shoqërinë tonë. Valentina Rexha, hipnoterapiste, në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka ndarë përvojat e saj në këtë profesion

Ilustrim

Hipnoterapistja Valentina Rexhaj, në një intervistë për Portalin Dukagjini ka treguar se profesionin e hipnoterapistes e ka përvetësuar pas shumë viteve punë me vetën e saj.

Rexhaj ka thënë se rastet me të cilat ndeshet më shpesh janë personat që ballafaqohen me depresion, ankth dhe me frikëra të ndyshme.

“Njëherë punova të shëroj vetën, pastaj mësova disa teknika se si t’i ndihmoj të tjerët”, ka thënë Valentina Rexha

Hipnoterapistja për Portali Dukagjini ka thënë se është detyruar të hapë një kurs online që të punojë në grupe, pasi sipas saj, është e pamundur të punojë me të gjithë personat një nga një.

Hipnoterapiste, Valentina Rexhaj

Tutje, ajo ka treguar se janë mbi 200 video që njerëzit mund t’i ndjekin falas në Youtube.

“Ndryshimi nuk është i lehtë, por pyetja ime ka qenë a është më vështirë të rri e të jetoj kështu, apo të bëjë ndryshime”.

Balanca kryesore në rrugëtimin drejt arritjeve të qëllimeve tona, sipas Rexhaj, është qartësia.

“Duhet të jemi të qartë se çka duam dhe pse e duam, ta kemi të shkruar mundësisht të kryer dhe natyrisht të bëjmë veprime inspirative drejt asaj që duam të arrijmë”, ka shpjeguar ajo.

Energjitë spirituale që mund ta ndryshojnë jetën tonë janë energjitë e larta, duke përfshirë falënderimin, kënaqësinë, paqen dhe dashurinë.

Rexhaj është shprehur se kohëve të fundit ka publikur dy libra që titullohen “Një fillim i ri” dhe “Beso në fuqinë tënde”. Ajo për Portali Dukagjini ka thënë se, ideja për të shkruar libra ka ardhur nga meditimi.

“Beso në fuqinë tënde është libër që tregon fillimet e këtij rrugëtimi. Një libër shumë i thjeshtë, i vogël, por shumë i pëlqyer nga njerëzit”.

Valentina Rexhaj

Për librin “Një fillim i ri” ajo ka thënë se është libri që është shitur më së shumti në vendet shqipfolëse.

Hipnoterapia ose hipnoza njihet ndryshe si “mjekësi plotësuese dhe alternative”, dhe shpeshherë përdor përqëndrim intenziv dhe vëmendje të përqëndruar për të arritur në një gjendje të vetëdijes që quhet ekstazë.

Kur vëmendja e personit është në këtë gjendje, çdo gjë që ndodh rreth personit bllokohet ose shpërfillet përkohësisht. Mënyra e vetme se si personi mund të përqëndrojë vëmendjen është me anë të ndihmës së një hipnoterapisti.

Si funksionon hipnoza?

Hipnoza konsiderohet si ndihmë për psikoterapi sepse gjendja hipnotike i lejon njerëzit të eksplorojnë mendimet, ndjenjat dhe kujtimet e dhimbshme që mund t’i kenë fshehur nga të tjerët. Kjo gjendje iu lejon njerëzve të jenë të hapur për diskutim dhe të bëjnë sugjerime.

Ilustrim

Cilat janë benifitet e hipnozës?

Benifitet e hipnozës ose hipnoterapisë janë të shumta, duke përfshirë përmirësimin në fobi, frika, ankth, çrregullime të gjumit, depresion, stres, ankth pas traumës e të tjera, raporton “webrnd.com”, trasnmeton Portali Dukagjini.

Hipnoza mund të përdoret dhe për njerëzit që kanë simptoma të rënda ose që kanë nevojë për menaxhim të krizave.

Ilustrim

Personat që mund të hipnotizohen

Individët shumë të motivuar dhe intelegjentë janë subjektet më të mira hipnotike për shkak të aftësisë për t’u përqëndruar, në përjashtim të atyre që e përdorin rezistencën si një pajisje për të tërhequr vëmendje. Ndërsa, personat e moshuar dhe fëmijët nën moshën 6-vjeçare, të cilët janë të paaftë për t’u përqëndruar janë të vështirë apo të pamundur për t’u hipnotizuar.

Aftësia për t’u përqëndruar nuk është një kusht i mjaftueshëm, pasi disa subjekte që tregojnë përqëndrim të mirë janë relativisht të pandjeshme. Në përgjithësi, personat me një mangësi intelektuale zakonisht janë të pandjeshëm.

Faktorët dytësor në përcaktimin e ndjeshmërisë së hipnozës

Faktor tjetër i rëndësishëm në përcaktimin e shkallës së ndjeshmërisë ndaj hipnozës është dhe aftësia e subjektit për të kufizuar hapësirën e vëmendjes në një ide të caktuar, duke përjashtuar të tjerët.

Gjithashtu, rol të rëndësishëm luajnë dhe faktorët kulturorë, të cilët shpeshherë përcaktojnë thellësinë dhe ndjeshmërinë ndaj hipnozës. Këta faktorë marrin parasysh ndjenjat dhe temperamentin e personit në përcaktimin e shkallës së ndjeshmërisë ndaj hipnozës. Nëse personi që trajtohet është duke u përballur me probleme personale, kjo ndikon negativisht në aspektet kuptimplota të komunikimit të tij.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika