Kurti: Asociacioni është ide e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin e tij duke theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një ide e importuar nga Serbia dhe nuk është një iniciativë e popullsisë serbe të Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, aktualisht gjendet në stuhinë e gjeopolitikës, shkruan gazeta zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”.

Gjatë fundjavës, situata u përshkallëzua në veriun e Kosovës me shumicë serbe në Zveçan. Një grup terrorist i armatosur vrau një polic të Kosovës dhe më pas u barrikaduan në Manastirin e Banjskës në Zveçan, ku pas disa orë luftimesh, katër anëtarë të grupit terrorist u vranë.

Në një intervistë për këtë gazetë, i pari i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një ide e Serbisë.

“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Kurti.

I pyetur për aksionin e grupit terrorist të financuar nga Serbia, i cili u fut ilegalisht në Kosovë dhe sulmoi Policinë e Kosovës duke lënë të vrarë një pjesëtar të saj, Kurti thotë se të dielën e 24 shtatorit ka ndodhur një akt agresioni, që duhet dënuar “nga të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë në BE dhe NATO”, duke komentuar gjithashtu ngjarjet në Manastirin e Banjskës, Kurti thotë se përshkallëzimi është një pikë kthese në marrëdhëniet me Serbinë.

“Do të ketë një para dhe një pas 24 shtatorit, sepse diçka e rëndësishme ka ndryshuar. Ka ndodhur një akt agresioni që duhet dënuar nga të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë në BE dhe NATO. Serbia po përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Grupi paraushtarak është padyshim një grup i padëshiruar Wagner, armatimi i të cilit është atipik për policinë. Stërvitja e luftëtarëve me shumë mundësi është zhvilluar në Serbi”, vijon ai.

I pyetur për takimet që ai zhvillon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, Kurti thotë se ndonjëherë bisedat me të janë mjaft të qeta, por ndonjëherë edhe polemika mjaftë të ashpra, transmeton Portali Dukagjini.

“Por, sido që të ishte tema, në çfarë situate ishim, nuk e ngrita kurrë zërin. Nuk e lashë asnjëherë mbledhjen, sepse ka njerëz që largohen nga takimi”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika