Kurti: Buxheti për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar

“Për nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurosh krahasuar me vitin paraprak", kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me kryetarët e komunave, duke u kërkuar atyre që të rrisin cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve

FOTO: RTV Dukagjini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës, duke diskutuar për buxhetin e vitit 2023 ka thënë se buxheti për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve.

“Buxheti i vitit 2023 mbi 3.2 miliardë euro e më i larti ndonjëherë në Kosovën e pavarur,  për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se qëllimi i këtij takimi është që të ketë një ekzekutim të mirëfilltë të buxhetit të vitit 2023 duke qenë sa më afër komunave.

“Qasja jonë është duke qenë afër komunave, si kryeministër i vendit jam i hapur të jem afër jush me bashkëpunëtorët e mi që janë këtu sot”.

Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.

“I kemi realizuar mbi 200 pozita për inspektoriatët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu progres që Kosova të çlirohet nga korrupsioni e krimi i organizuar.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm imazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”.

Ndryshe, këtë takim e ka bërë të ditur të hënën përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën pritet të takohet me kryetarët e komunave, me të cilët do të diskutojë për buxhetin e vitit 2023, investimet në sektorin e energjisë dhe përballjen me krizën energjetike”, thuhej në komunikatë.

Këtë takim midis kreut të qeverisë dhe kryetarëve të komunave e kishte konfirmuar të hënën edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika