Kurti i shmanget pyetjes për shpalosjen e planit franko-gjerman, thotë se janë transparentë për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar për mostransparencë nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi lidhur me procesin e dialogut, vendimin për targat, qëndrimin për Asociacionin dhe raportimin për planin franko-gjerman, por për këtë të fundit Kurti nuk dha përgjigje.

Kurti ka thënë se për të gjitha pyetjet tashmë ka dhënë përgjigje, dhe sipas bindjes së tij, asnjëherë nuk ka pasur më shumë transparencë lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Për bindjen time për dialogun Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më transparent, që nga fillimi jemi treguar transparentë, kemi treguar kujdes e maturi nga vetë procesi i dialogut duke mos e dëmtuar atë. Pas çdo takimi të nivelit të lartë, publiku është informuar. Kam dhënë elaborim të gjatë të takimit në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Sa i përket qëndrimit lidhur me marrëveshjen e Asociacionit, kreu i qeverisë ka thënë se i njëjti tashmë është i njohur dhe i qartë.

“Është çështje për të cilën jam përgjigjur pa numër herë, nuk kam përgjigje të re, sepse pyetja është e vjetër”, ka thënë ai.

Ndonëse deputetja insistoi dy herë radhazi për të treguar më shumë detaje nga plani franko-gjerman, Kurti as këtë herë nuk u përgjigj, duke iu shmangur pyetjes dhe duke thënë se “jemi transparentë”.

“Nuk mendoj që është e drejtë që transparenca është zero, ju pyesni unë përgjigjem. Unë i kam pasur në takim tre liderët e partive opozitare. Çdoherë kur keni thirrur seancë kam ardhur dhe kam marrë pjesë në diskutim. I përmbahem transparencës së procesit dhe në anën tjetër edhe konfidencialitetit të bisedimeve”.

“Nëse e konsideroni të nevojshme që përtej asaj çfarë ju kanë njoftuar liderët e partive tuaja, ose nuk ju kanë njoftuar atëherë mund të organizojmë seancë, edhe të hapur, edhe me dyer të mbyllura”, shtoi Kurti.

“Qëndrimi ynë ka qenë i drejtë dhe në këtë kuptim jemi treguar të përkushtuar, kreativë”, tha ai.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika