Kurti në Zvicër për t’u takuar me mërgimtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgimtarët në Zvicër më 1 nëntor, së bashku me deputetë të njohur, duke ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke vazhduar takimet me mërgimtarët.

Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës, kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, me datë 1 nëntor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptarë në parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj, dhe Bashkë-Presidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Ëermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, Pritja 19:30-20:15 dhe Programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postimin e LVV-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika