Kurti për regjisoren Vjosa Berisha: Gjysëm shekulli jetë që ia ka vlejtur sa një i tillë

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te arkivoli i regjisores, Vjosa Berisha. Ndërsa ka shkruar edhe disa fjalë në librin e zisë për të

Kryeministri Albin Kurti duke shkuar për homazhe në Teatrin Kombëtar për regjisoren Vjosa Berisha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe para arkivolit të regjisores Vjosa Berisha, të vendosur në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai ka thënë se vendi ka mbetur me një zbrazëti pa regjisoren Berisha.

“Prishtina si kryeqytet i Republikës, artdashësit dhe mbarë qytetarët e vendit tonë, kanë mbetur pa një grua e cila me optimizmin, pozitivitetin e saj, por gjithashtu edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit te ne”.

Kryeministri, Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca

“Përfshirë këtu filmat në të cilët punoi dhe festivalin që e organizoi me emrin “PriFest” e i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktore të famshme nga bota, që edhe vizitonin Kosovën, por njëkohësisht edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit edhe kulturës botërore”, ka thënë Kurti para mediave pas homazheve.

Kryeministri, Albin Kurti

Ndërsa fjalët që shkroi kryeministri në Librin e zisë, ishin: “Regjisore dhe producente, artiste dhe udhëheqëse e festivalit, Vjosa Berisha ka lënë trashëgimi të çmuar për kulturën tonë dhe brezat e ardhshëm. Gjysëm shekulli jetë që ia ka vlejtur sa një i tillë!”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika