Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, u zotua për përkrahje të ndërmarrjes nga Qeveria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të premten, Bordin e Ndërmarrjes Trepça me të cilët ka diskutuar për punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë të ndërmarrjes. Gjersa, është zotuar se do të vazhdojë përkrahja e mëtejme dhe e vazhdueshme të Trepçës nga ana e Qeverisë

Fotoilustrim





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të premten e 2 Dhjetorit, Bordin e Ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d së Kryeshefit të Ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, me të cilët siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës është diskutuar për punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Në njoftim tregohet se minatorët kanë nga pagë mesatare prej 805 euro, gjersa, thuhet se Trepça është ndër punëdhënësit kyçë në zonat ku operon. Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës .

Është theksuar se së shpejti planifikohet të hapën pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

“Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%”, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Ajo që theksohet në njoftim është fakti se kjo ndërmarrje ka kursyer energjinë gjatë këtij viti, ani pse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

“Falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MWh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë”, thuhet tutje në njoftim.

Teksa, është theksuar se Trepça planifikon ringritje si ndërmarrje, gjë e cila synohet të arrihet me përkrahjen e Qeverisë.

“Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

Tutje, Kryeministri ka theksuar përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

“Kryeministri theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë”, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ilustrim

Vlen të theksohet, se në takim, kryeministri Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika