Kurti rendit takimet që i zhvilloi në Mynih: Na presin edhe takime të tjera të rëndësishme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se edhe gjatë kësaj të diele, do të ketë takime të rëndësishme që do t'i zhvillojë në Mynih të Gjemranisë, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vendet mike, pjesëmarrës në këtë konferencë.

“Në takimin me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe Francës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se raportet bilaterale dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve u ritheksuan në takimin me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Ndërsa, me senatorin Bob Menendez, Kurti theksoi se kanë biseduar për partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe fuqizimin e mëtejmë të tij.

“Me Lord Stuart Peach biseduam për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka potencuar Kurti.

“Deputetët e Bundestagut gjerman nga Partia Socialdemokrate, Partia Liberale dhe CDU, Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverdi, i falënderova për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it”, ka shtuar Kurti.

I pari i ekzekutivit ka potencuar se sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka njoftuar për suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, bisedova me drejtorin Ekzekutiv të kësaj agjencie, Fatih Birol”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

“Në takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, diskutuam për procesin e dialogut dhe propozimin evropian të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga ShBA-të dhe Italia”.

Mes tjerash, Kurti ka shtuar se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit ishin në qendër të takimit me presidenten e BERZh-it, Odile Basso, derisa ka potencuar se gjatë ditës së sotme i presin takime të tjera të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika