Kurti takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamaza Ziv, është konfirmuar gatishmëria e të dyja shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin.

Bazuar në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Ziv gjatë këtij takimi e ka ftuar Kurtin për vizitë zyrtare në Izrael.

“Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit për media, Kurti ka theksuar se, me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikohet më mirë edhe për periudha më afatgjata.

Po ashtu, në takim Kurti ka potencuar edhe angazhimin e tij në një vit qeverisje për zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik, “duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, rritjen e eksporteve prej 83,6% , rritjen e Investimeve të Huaja Direkte prej 22% dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 34%”.

“U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se, digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit”, vijon njoftimi.

Përveç tij, Ziv është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe kryetarin e kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me anë të një postimi në Twitter, Gërvalla ka thënë se Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

“Ramë dakord që të punojmë ngushtë për një sërë çështjes. Mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Kurse, në një komunikatë për media nga zyra e kryetarit të kuvendit thuhet se gjatë këtij takimi një ndër temat e diskutuara është strehimi i qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Ndërkaq, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika