Kurti thotë se nga 1 shtatori fillon konvertimi i targave ilegale në RKS

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas takimit me krerët e LDK-së dhe AAK-së, ka deklaruar se nga 1 shtatori vazhdon fushata për konvertimin e targave në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të martën e 30 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare, LDK dhe AAK, ka thënë se nga 1 shtatori vazhdon fushata për konvertimin e targave në RKS.

“Ndërkaq presim që të zbatohet marrëveshja për letërnjoftimet”, ka thënë Kurti.

No description available.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave pas takimit me AAK-në dhe LDK-në

Ai ka thënë se informacionet që kanë qenë të rëndësishme janë ndarë me opozitën dhe nuk janë mbajtur të fshehura.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në rast se Serbia nuk e respekton marrëveshjen, atëherë do të vazhdohet situata në mënyrë normale, nëse jo atëherë vazhdon masa e reciprocitetit.

Ndryshe, të martën, është mbajtur takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe dy liderëve opozitarë, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk e kishte pranuar ftesën e Kurtit për takim të përbashkët, ku pritet të diskutohet për dialogun dhe takimet e fundit në Bruksel.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ndryshe, kryetari Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti megjithëse kishte pritur një proces më transparent dhe njëherësh, më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut.

“Ftesa e Kurtit vjen me vonesë, por meqë besoj se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, do ta pranoj këtë ftesë”, ka shkruar Abdixhiku.

Një reagim i tillë vie pasi ftesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas lajmërimit se do të ftonte liderët opozitarë për të biseduar para takimit të arshsëm në Bruksel, vie me vonesë.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Ai ka thënë se për të dhe partinë që ai udhëheq, çështja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika