Kurti tregon si u bind për targat, thotë se Hovenier kishte më shumë informacion se ai për situatën në veri

Ndonëse intervista nuk është publikuar akoma, gazetari Martens ka zbuluar disa pjesë të intervistës me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai thekson se Kurti ka thënë se kishte rënë dakord për një kompromis mbi çështjen e targave ngase i njëjti, ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Gazetari Michael Martens ka bërë të ditur se i njëjti ka realizuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjersa theksoi se ky i fundit, ishte zbutur pas “krizës së targave”.

Ndonëse intervista nuk është publikuar akoma, gazetari Martens ka zbuluar disa pjesë të intervistës, përkatësisht disa nga deklaratat dhe temat kryesore të intervistës.

Siç shkruan gazetari, Kurti kishte theksuar se ambasadori amerikan Hovenier dinte më shumë për situatën në Veri sesa vet Kurti.

“Ambasadori amerikan “kishte më shumë informacion se unë” për situatën në veri”, theksoi z. Kurti, duke përmendur “shqetësimet e sigurisë” pa hyrë në detaje”, shkruan gazetari.

Krahas kësaj, ai thekson se Kurti ka thënë se kishte rënë dakord për një kompromis mbi çështjen e targave ngase i njëjti, ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës.

“Kurti tha se ishte dakord për një kompromis në “krizën e targave” pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkruan ai.

Ndërkaq, gazetari Martens zbulon se Kosova do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në BE në dhjetor.

Kritikat e përfaqësuesit të jashtëm të BE-së, Josep Borrell ndaj Kurtit, ky i fundit u është përgjigjur, siç pretendon gazetari, se “Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor”.

Martens ka bërë të ditur se më shumë çështje u biseduan në mes tij dhe Kurtit siç janë çështja e vizave, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, marëdhëniet me Presidentin e Serbisë, Alksandër Vuçiq dhe të tjera që pritet të  shihen në publikimin e intervistës.

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar Borrell.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika