Kush qëndron prapa alarmeve të rrejshme për kërcënime me bombë?

Alarmi që rezultoi i rrejshëm për një kërcënim për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Ish-inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani, përpos pjesë e luftës hibride mund të jetë edhe ndonjë pakënaqësi ose qëllim i dikujt në raport me aeroportin. Përkundër që nuk është gjetur asgjë në vendin e ngjarjes, çorientimi i linjave të aeropolanëve dhe autobusëve në të kaluarën, sipas proferorëve që merren me fushën e gazetarisë është sinjal se është përmbushur një pjesë e misionit të atyre që qëndrojnë prapa alarmeve të rrejshme

Për të disatën herë brenda pak muajve udhëtarët u detyruan të presin jashtë objektit të aeroportit.

Ata që ia mësyen aeroportit “Adem Jashari” të dielën u përballën me kërkesë që të dalin në oborr për shkak të raportimit për kërcënim me bombë.

Alarmi rezultoi i rrejshëm, ndërsa Policia e Kosovës raporton se në aeroportin “Adem Jashari” nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Raste si ky të cilin policia e ka cilësuar “Lajmërim apo kallëzim i rremë” ka pasur disa muajve të fundit.

Sipas ekpsertëve të sigurisë alarmi i së dielës është fushatë e sulmeve hibride dhe jo vetëm, dhe për cak ka infrastrukturën kritike, me qëlim çorientin e institucioneve të sigurisë.

Shkëlzen Sopjani, Ish-inspektor  i AKI-së ka thënë se “Këto të fundit posaqërisht në aeroport ndoshta organet e sigurisë do të duhej të fokusoheshin jo-shumë në sulm të tipit hibrid, por mund të ketë edhe ndonjë person që është i pakënaqur me aeroportin edhe e bënë qëllimisht me qëllim të humbjeve financiare të aeroportit”.

Ish-inspektori i AKI-së ka cituar se ky institucion bashkë me Policinë e Kosovës kanë kapacitete të përballen me këtë luftë hibride dhe me kërcërnime eventuale në terren.

“I kanë kapacitetet e hetimit tash varet se hetimi ku të dërgon dhe në çfarë adrese. Edhe pse këtu nuk është lehtë me i hetu kryesisht për shkak të anonimitetit, prapa paralajmëruesit ose prapa atij që kërcënon. Edhe tash kemi kanale të shumfishta që është vështirë edhe me i ditë nga po vjen”, ka theksuar Sopjani tutje.

Përkundër që nuk është gjetur asgjë në vendin e ngjarjes, një pjesë e misionit të atyre që qëndrojnë prapa alarmeve të rrejshme janë përmbushur sipas profesorit universitar Alban Zeneli.

Alban Zeneli, profesor universitar ka theksuar se “Ato kanë mbërri me i dez-orientu njerëzit, sepse njëri prej qëllimeve të dez-inofrmatave është me i çorientu. Në këtë kuptim edhe në aeroport edhe në stacion të autobusëve në Prishtinë kemi pasur disa raste kur oraret çoftë të fluturimeve qoftë të autobusëve janë çrregullu për shkak të informatave të tilla”

Profesori i gazetarisë thotë se përgjithësisht mediat po raportojnë korrekt në situata të tilla, me përjashtim të disave që nuk i’u dihet adresa, pronari e as stafi menaxhues.

“Si publik si qytetar i thjeshtë kur gjendeni përballë një përmbajtjeje, gjithmonë dyshoni për atë përmbajtje, e pas dyshimit shiheni kush po e thotë, nëse ata janë persona që kanë kredibilitet, nëse edhe dikush një media e rëndësishme e ka publiku” ka theksuar ndër të tjera, Zeneli.

Sikurse në të kaluarën askush deri më tani publikisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për kërcënimin me bombë.

Sa i përket nivelit të sigurisë publike dhe alarmeve në aeroport dhe stacion të autobusëve Policia e Kosovës nuk ka dërguar ndonjë koment mbi gjendjen e përgjithshme.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika